Irlanda ka vendosur ta organizojë në vend neutral ndeshjen si vendase ndaj Izraelit. Dhe, befasisht, ka zgjedhur Serbinë. Kjo u bë e ditur të hënën nga Federata e Futbollit e Irlandës.
Nga frika e incidenteve, për shkak të qëndrimit pro-Palestinë në Irlandë, federata e këtij vendi ka vendosur të mos e pres Izraelin në territorin e saj.
Ndeshja i takon Ligës së Kombeve, ndërsa në grup janë edhe Kosova e Austria.
Ndshja Irlandë – Izrael do të zhvillohet në Baçka Topola të Serbisë më 4 tetor.
Nuk do të lejohen shikues, ndërsa tashmë irlandezët kanë marrë lejen e UEFA-s.
Edhe
Zhvillime të reja rreth ndeshjeve në grupin e Kosovës
Izraeli më 1 tetor e pret Kosovën, ndërsa ndeshja është vendosur të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.
Edhe me Irlandën, Izraeli si vendas do të luajë në Hungari.