Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irlanda nuk dëshiron të luajë më me Izraelin

irlande

Përzgjedhësi i Irlandës në futboll, Heimir Hallgrimsson, i ka bërë thirrje UEFA-s që të shmang në të ardhmen ndeshjet me Irlandës dhe Izraelit.

“UEFA duhet të intervenojë dhe të bëjë diçka”, ka thënë islandezi Hallgrimson për RTE, pas ndeshjes së dytë mes dy përfaqësueseve, të luajtur të dielën.

“Irlanda dhe Izraeli nuk duhet të luajnë më kundër njëri-tjetrit, por ky nuk është vendim i yni. Është i UEFA-s. Uroj që asnjë ekip nacional të mos e kalojë atë që e kemi kaluar ne në dy javët e fundit”.
Ndeshja e dytë u zhvendos nga Dublini në Baçka Topola të Serbisë. Vendimin e mori federata irlandeze nga frika e incidenteve. Në Irlandë përkrahja për Palestinën është e madhe, ndërsa kishte thirrje të shumta për të bojkotuar ndeshjet me Izraelin.