Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael - Kosovë

Izrael-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të përballet me Izraelin më 1 tetor në ndeshjen tretë të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, ndeshja nuk do të zhvillohet në Izrael, por në Drebrecen të Hungarisë. Do të luhet në stadiumin Nagyerdei, i cili ka një kapacitet prej 20 mijë ulëseve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Izraeli vazhdon të shfrytëzojë vende neutrale për ndeshjet e tij. 

Vendin e organizimit të ndeshjes Izrael – Kosovë e ka bërë të ditur UEFA.

Është hera e parë që  “Dardanët” paraqiten në Ligën B.

Kosova e nis paraqitjen saj në Ligën e Kombeve kundër Irlandës më 24 shtator. Pas ndeshjes kundër Irlandës në Prishtinë, Kosova tri ditë më vonë do të përballet në Vjenë me Austrinë.

Më 1 tetor e luan kundër Izraelit në Debrecen, ndërsa ndeshjen tjetër të tetorit e luan kundër Austrisë në Prishtinë.

Në Prishtinë më 14 nëntor e pret Izraelin, kurse ndeshjen e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve e luan kundër Irlandës në Dublin më 17 nëntor. 

Izraeli ishte kundërshtar i Shqipërisë në miqësoren e qershorit. 

Kishte shumë kundërshtime.

Para ndeshjes, faqet zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale ishin të mbushura me komente që kundërshtonin këtë miqësore, për shkak të kundërshtarit që ishte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kundërshtimet për ndeshjen me Izraelin janë të mëdha edhe në Irlandë.

Kosova e kishte Izraelin kundërshtar edhe në kualifikimet e Evropianit 2024.

Ndeshja në Tel Aviv kishte përfunduar baras 1:1, kurse në Prishtinë, Kosova fitoi 1:0.