Betim Fazliji është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në futboll për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën.
Mesfushori defanziv u ftua nga Franco Foda pasi u konfirmuan disa mungesa.
Fazliji luan në Zvicër për St. Gallenin, ndërsa për Kosovën i ka 23 paraqitje.
Është pjesë e “Dardanëve” nga viti 2020, por ka pasur telashe të shumta me lëndime në vitet e fundit.