Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë në prag të bisedimeve Ukrainë-Rusi me ndërmjetësimin e SHBA-së, se sukseset e forcave ukrainase në fushëbetejë po e forcojnë pozitën e Kievit në negociata.
Bisedimet trepalëshe mes negociatorëve ukrainas, rusë dhe amerikanë pritet të nisin të martën.
Ato do të jenë negociatat e para thelbësore që nga shkurti, me synimin për t’i dhënë fund luftës, e cila vazhdon prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë.
“Forcat ukrainase aktualisht po e forcojnë realisht pozitën negociuese të Ukrainës”, ka thënë Zelensky në videofjalimin e tij të përnatshëm të hënën.
“Çdo detyrë e përmbushur plotësisht, çdo operacion mbrojtës që rrit fuqinë e Ukrainës dhe sjell rezultate, e forcon Ukrainën dhe, mbi të gjitha, na forcon në negociata”, ka shtuar ai.
Bisedimet që do të zhvillohen në Abu Dhabi pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën.
Nisin sot bisedimet në Abu Dhabi, SHBA-ja synon t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se synojnë t’i japin një “fund përfundimtar” luftës mes Rusisë dhe Ukrainës,...-
Zelensky pret që rezultati i zgjedhjeve në SHBA të sjellë më shumë ndihma për Ukrainën
-
Zelensky shprehet i gatshëm për negociata, bën thirrje për bisedime trepalëshe
-
Trumpi thotë se Rusia është sjellë mirë në lidhje me Ukrainën
-
Zelensky: SHBA-ja propozon takim trepalësh me Ukrainën e Rusinë
-
Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës