Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rumunët shkruajnë për Rrahmanin: I panjohur në ekipin e ri

Rumunët shkruajnë për Rrahmanin: I panjohur në ekipin e ri

Sulmuesi Albion Rrahmani po ka telashe për të zënë vend te Venezia në Serie A. Në dy prej tri ndeshjeve të fundit qëndroi vetëm në stol. Ndaj Comos luajti 12 minuta. 

Reprezentuesi i Kosovës ka tetë paraqitje në Serie A, por ende pa gol apo asistim. Venezia është e parafundit me vetëm gjashtë pikë. Në shumicën e ndeshjeve Rrahmani ishte zëvendësues. 

Për formën e tij së fundi ka shkruar edhe mediumi rumun “Sport”. Sipas këtij mediumi, “dy vjet pas largimit nga Rapidi, Albion Rrahmani është i panjohur në klubin e tij të ri”.

Rrahmani kishte shënuar shumë gola te Ballkani dhe kishte siguruar transferim te Rapidi i Bukureshtit në vitin 2023. Në Rumani kishte shkëlqyer dhe një vit më pas ishte transferuar te Sparta Praga në Çeki. Edicionin e kaluar i shënoi 11 gola në kampionatin çek dhe siguroi kalimin në Serie A. Por kampionati italian po del të jetë dukshëm më sfidues.