Albion Rrahmani ka debutuar me humbje në kampionatin italian me skuadrën e Venezias.
Venezia në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në Serie A u mposht nga Lecce me rezultatin 2:0.
Sulmuesi i Kosovës në lojë te Venezia u inkuadrua në minutën e 85-të.
25-vjeçari luajti si zëvendësues edhe në fitoren 3:2 të Venezias ndaj Modenas në kuadër të raundit të parë të Kupës së Italisë.
Golat e fitores për Leccen i realizuan Olaf Gorter dhe Tiago Gabriel.
Edhe
Hajdari, tjetër top-lojtar te Kosova
Lecces i mungoi Medon Berisha për shkak të lëndimit.
25-vjeçari Rrahmani te Venezia u transferua muajin e kaluar nga Sparta e Pragës për 7.5 milionë euro.