Juventusi ka fituar bindshëm ndaj Omonias qipriote, ndonëse ishte duke humbur 1:0 prej minutës së 15-të kur shënoi Lubomir Satka.
Por më pas, skuadra e madhe italiane u kthye dhe e fitoi 4:1 të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në “Europa League”.
Andrea Cambiaso, Jeff Ekhator, Francisco Conceicao dhe Jeremie Boga i shënuan golat e fitores bindëse.
Edon Zhegrova nuk është i regjitruar për Ligën e Evropës dhe nuk u paraqit në këtë ndeshje.
Juventusi i ka 13 pikë në pozitën e dytë pas pesë ndeshjeve të luajtura.