Hetohet vdekja e një gruaje të cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF në Klinë
Një grua ka vdekur të premten në rrethana ende të paqarta, pasi fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar gjatë kontrollit mjekësor, pas së cilës është nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës.
Me të arritur në spital, mjekët kanë konstatuar se ajo ishte pa shenja jete.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.