Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar të premten pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e raportuar më 10 nëntor 2026.
Ndërkohë, viktima është dërguar në strehimore për mbrojtje.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.