Neymar duket se ka konfirmuar tërheqjen nga ekipi përfaqësues, duke thënë se nuk dëshiron të luajë më për Brazilin.
Deklarata erdhi disa javë pasi ai la të kuptohet se karriera e tij ndërkombëtare ka mbaruar me eliminimin e Brazilit nga Botërori.
34-vjeçari, që është golashënuesi më i mirë i Brazilit në histori, ka folur pas fitores së Santosit ndaj Universidad Central të Venezuelës.
“Mendoj se koha ime me ekipin nacional tashmë ka kaluar. Kam bërë histori dhe jam shumë i lumtur për këtë. Kam dhënë çdo gjë dhe gjithnjë kam luftuar për fanellën e verdhë. Por mendoj se nuk e dua atë më”, ka thënë Neymar.
Neymari luajti pak në Botëror për shkak të një lëndimi. Nuk është se la ndonjë gjurmë.