Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili mbetet edhe pa Sandron

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, është mungesa e radhës te Brazili. Federata e futbollit të Brazilit ka njoftuar se Sandro do të mungojë të paktën për ndeshjen e radhës, shkaku i lëndimit që e pësoi ndaj Zvicrës.

Brazili, të premten, përballet me Kamerunin në kuadër të Grupit G, ndeshje kjo që nuk ka shumë vlerë për brazilianët, pasi tashmë kanë siguruar avancimin në 1/8 e finales të turneut të Katarit. Sandro 31-vjeçar ka qenë startues te Brazili në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës, përpara se të pësojë një lëndim në ijë.

Krahas Sandros, Brazilit për duelin me Kamerunin do t’i mungojë edhe mbrojtësi tjetër, Danilo, si dhe sulmuesi Neymar. Të tre lojtarët pritet të jenë të gatshëm për fazën eliminatore të turneut.

Artikuj të ngjashëm