Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari nuk rikuperohet as për 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Brazilit do të jetë pa Neymarin edhe në duelin e 1/8 së finales të Kupës së Botës.

Mediumet braziliane kanë raportuar të enjten se Neymari nuk do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e fazës së eliminimit, që do të luhet javën tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se gjasat janë minimale për Neymarin që të kthehet në çerekfinale, nëse Brazili avancon.

Brazili tashmë e ka siguruar kalimin nga Grupi G, ndërsa Neymari u lëndua në ndeshjen e parë kundër Serbisë. Ai mungoi ndaj Zvicrës, ndërsa nuk do të paraqitet as në ndeshjen e nesërme kundër Kamerunit.

Krahas Neymarit, Brazili në 1/8 e finales do të jetë edhe pa Alex Sandron, ndërsa Danilo ka gjasa të rikuperohet me kohë për këtë ndeshje.