Neymari nuk është përfshirë në listën e Brazilit për ndeshjen kundër Francës më 26 mars dhe Kroacisë më 1 prill. Të dyja miqësoret janë planifikuar të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kishte raportime se Neymar do të ftohet nga seleksionuesi i Brazilit, Carlo Ancelotti, por ai është lënë jashtë listës për dy ndeshjet e këtij muaji.
Neymar nuk ka luajtur që nga tetori i vitit 2023 për Brazilin.
“Në këtë skuadër janë përfshirë lojtarët që janë 100 % të gatshëm fizikisht. Kemi pasur lojtarë të lënduar si Eder Militao, Bruno Guimaraes, Estevao dhe Rodrygo”, ka deklaruar Ancelotti.
Lista e Brazilit për Kupën e Botës do të publikohet më 18 maj.
