Brazili do ta rivlerësojë gjendjen e Neymarit dhe do të marrë vendim për gjasat e sulmuesit që të luajë në Kupën e Botës pas ndeshjes me Kamerunin, e cila luhet të premten mbrëma.
Neymari ka dëmtuar nyjën e këmbës së djathtë në ndeshjen e parë kundër Serbisë dhe është përjashtuar për të luajtur në fazën e grupeve.
Mjekët e Brazilit ende nuk kanë dhënë një datë të saktë për kthimin e Neymarit, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe ndihmëstrajneri Cleber Xavier.
“Ai po përparon, por përfundimisht do të marrim një vendim pas ndeshjes me Kamerunin. Ende nuk kemi një datë të kthimit të tij apo diçka tjetër”, është shprehur Xavier.
Artikuj të ngjashëm