Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldinho beson se Milani do ta fitojë titullin

Ronaldinho beson se ky do të jetë viti kur Milani do të triumfojë në kampionat dhe beson se Kupa e Botës pa Italinë do të humb shumë.

“Rossonerët” janë në krye të tabelës pas 30 ndeshjeve me 66 pikë.

“Mendoj se do të ndodh një gjë e tillë por duhet të presim deri sa të konfirmohet matematikisht. Është e sigurt që unë jam tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë e përcjellë ligën italiane me vëmendje. Por, mendoj se ky mund të jetë viti i duhur për Milanin”, ka thënë Ronaldinho të shtunën për “La Gazzetta dello Sport”