Ronaldinho i është gëzuar fitores së ish-skuadrës së tij, Barcelonës, të dielën ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.
Braziliani Ronaldinho ka thënë se Barcelona është në rrugën e duhur për të arritur suksese të mëdha nën drejtimin e ish-bashkëlojtarit të tij, Xavit.
“Urime Barcelonës për fitoren e bukur! Urime gjithë drejtuesve dhe gjithashtu mikut tim, Xavit! Jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Ronaldinho në rrjetet sociale. Barcelona fitoi trofeun e parë në gati dy vjet duke mposhtur bindshëm Realin në finalen e Superkupës. Ishte po ashtu trofeu i parë i Xavit si trajner.
Artikuj të ngjashëm