Real Madridi ka fituar të shtunën në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas, duke lënë prapa telashet që kishte.
Por tani është përballur me protesta të organizuara nga tifozët.
Pakënaqësitë e tifozëve madrilenë erdhën pas disfatës në finale të Superkupës së Spanjës nga Barcelona. Më pas nuk u pajtuan me largimin e trajnerit Xabi Alonso. Drejtimin e skuadrës e mori Alvaro Arbeloa, ish-lojtar i kësaj skuadre.
VIDEO:
Real Madrid fans at Santiago Bernabeu at half-time.
— TC (@totalcristiano) January 17, 2026
Madness. 🤯
pic.twitter.com/bShyQ6DrHg
Arbeloa u eliminua në Kupën e Mbretit nga Albacete ditë më parë, ndërsa të shtunën fitoi e fitoi ndeshjen e parë 2:0 ndaj Levantes.
Kylian Mbappe nga penalltia në minutën e 58-të dhe Raul Asencio në minutën e 65-të, i shënuan golat e fitores në ndeshjen ku pati vërshëllima të shumta. Tifozët kanë mbajtur edhe flamuj të bardhë në fund të ndeshjes.
Edhe
Reali vazhdon me fitore, barazon pikët me Barcelonën
Real Madridi mbetet në garë për titull në La Liga. I ka 48 pikë pas 20 ndeshjeve.
Levante vazhdon luftën për mbetje në elitën spanjolle, pasi i ka vetëm 14 pikë.