Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe dy ndeshjeve pa fitore në La Liga, Real Madridi ka reaguar të martën.
Reali mposhti Alavesit 2:1 të martën në “Santiago Bernabeu” me golat e Kylian Mbappes dhe Vinicius Juniorit.
Toni Martinez shënoi për Alavesin.
Ky duel i takon xhiros së 33-të të La Ligas.
Ishte fitorja e parë e Realit këtë muaj.
Reali është në vendin e dytë me 73 pikë, gjashtë pikë më pak se Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Alavesi është në pozitën e 17-të me 33 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
21 prill 2026 23:40
-
Shpërndaje në: