Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Arsenali ta fitojë këtë edicion Premier Leaguen.
Kur u pyet nga gazetari Piers Morgan nëse Arsenali mund ta fitojë titullin e kampionit në Angli, portugezi Ronaldo u shpreh se një gjë e tillë është e mundur.
“Arsenali mund ta fitojë Premier Leaguen. Më pëlqen si skuadër. Është e mundur. Le ta shohim”, u shpreh 40-vjeçari.
Pas dhjetë xhirove të zhvilluara në kampionatin anglez, Arsenali është lider me 25 pikë.
Sulmuesi i Al-Nassrit, Ronaldo, e komentoi edhe situatën që po e kalon ish-klubi i tij, Manchester Unitedi. Qendërsulmuesi me shumë përvojë shtoi se Unitedi duhet të ndryshojë.
“Manchester Unitedi është ende në zemrën time, por duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se nuk është në rrugë të mirë, kështu që klubi duhet të ndryshojë. Nuk ka të bëjë vetëm me trajnerin dhe lojtarët”, ka thënë Ronaldo.
Unitedi këtë edicion ka 17 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.