Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo: Mund të jetë edicioni i fundit

CR7

Cristiano Ronaldo është duke u bërë gati për edicionin e fundit si futbollist aktiv. 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në intervistën dhënë për revistën “Vogue”. 

“Ky ndoshta do të jetë viti im i fundit në futboll dhe dua që të lë trashëgimi spektakolare. E ardhmja është e planifikuar. Kam shumë gjëra për të bërë për të më mbajtur të zënë. Pasi futbolli mund të lërë zbrazëti të madhe, atë duhet ta mbush me gjëra të tjera, jo vetëm me një gjë. Do të jetë kënaqësi, më shumë udhëtime, më shumë lojë padel, që më pëlqen shumë, pasi këto 25 vjet kanë qenë shumë kërkuese”, ka theksuar Ronaldo. 

Ronaldo ka kontratë me Al Nassrin deri në korrik të vitit të ardhshëm. Portugezi në atë kohë do të jetë 42-vjeçar. Synim i tij është arritja e 1000 golave në karrierë. I duhen edhe 30 gola.