Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të paraqitet për herë të gjashtë në Kupën e Botës.
41-vjeçari u paraqit në Kupën e tij të parë të Botës në vitin 2006.
Por cilat janë gjasat që Ronaldo të paraqitet në Kupën e Botës 2030?
Në intervistën dhënë për “CNN”, në nëntor të vitit të kaluar, Ronaldo tha se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit.
“Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se do të jetë momenti i fundit në garën e madhe”, tha ai.
“AS” të mërkurën ka shkruar se ka pak gjasa të Ronaldo të paraqitet si lojtar në Kupën e Botës 2030.
“Librat e historisë së Kupës së Botës tregojnë se Ronaldo ka shumë pak gjasa të përfshihet në finalet e vitit 2030 në cilësinë e lojtarit”, shkruan gazeta spanjolle.
Botërori i vitit 2030 do të organizohet bashkërisht nga Maroku, Portugalia dhe Spanja.