Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk u kthye në Lisbonë me shokët e ekipit të tij. Ronaldo, pasi Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës nga Spanja në një të tetën e finales, udhëtoi me aeroplan privat drejt Lisbonës.
Ronaldo u përball me kritika të ashpra në këtë Kupë të Botës.
Për Ronaldon ishte paraqitja e gjashtë në Kupën e Botës, pas viteve 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022.
Ai e mbylli turneun, që me gjasë është i fundit, me tre gola.
Ronaldo ka bërë 27 paraqitje në Kupën e Botës.
Ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime.
Edhe
Ronaldo largohet pa lavdinë shumë të dëshiruar në Kupë të Botës
Ai ka luajtur gjithsej 233 ndeshje për Portugalinë, ndërsa ka shënuar 146 gola dhe 46 asistime.
Ai e ka fituar Evropianin 2016 me Portugalinë dhe dy herë Ligën e Kombeve.