Cristiano Ronaldo është suspenduar përkohësisht nga Federata e Futbollit e Portugalisë, pas largimit të tij nga grumbullimi me përfaqësuesen.
41-vjeçari u largua në mes të ndeshjeve të përfaqësueseve në Ligën e Kombeve, pas një pakënaqësie që e pati me përzgjedhësin Jorge Jesus.
Federata portugeze më pas reagoi duke e suspenduar atë automatikisht.
Këshilli disiplinor i Federatës portugeze tani do të takohet për ta caktuar për sa kohë do të zgjasë suspendimi.
Suspendimi mund të zgjasë prej një deri në gjashtë muaj, ka shkruar “The Sun” të premten.
Edhe
Ronaldo publikon një deklaratë të gjatë sqaruese
Nëse dënimi zgjat më shumë se një muaj, atëherë Ronaldo do t’i mungonte sërish Portugalisë në Ligën e Kombeve, në ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Uellsit në muajin nëntor.
Anëtarët e këshillit pritet të marrin për bazë të gjitha rrethanat, përfshirë edhe kërkimfaljen publike të Ronaldos ndaj tifozëve.
Suspendimi në shkallën më të rëndë nuk pritet të merret ndaj Ronaldos, sipas mediumit “ESPN”, për shkak të ndikimit të tij që ka te Portugalia.
Pakënaqësitë e Ronaldos nisën kur ai mbeti vetëm në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator.
Ronaldo tha se i ishte premtuar gjysmë ore lojë nga banka rezervë, por mbeti vetëm duke u ngrohur jashtë vijave kufizuese. Jesus më pas mori vendimin që të mos e inkuadrojë në lojë.
“Ai më tha të bëhesha gati sepse do të luaja 30 minuta. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi më pas. U ngroha pas pjesës së parë, e shihja se minutat shkonin dhe nuk ftohesha. Trajneri nuk e mbajti fjalën”, theksoi Ronaldo.
Edhe
Ronaldo vendos kusht për kthimin te Portugalia
Ronaldo shtoi më pas se Jesusi nuk e mbajti fjalën as në herën e dytë, kur tha në konferencë për shtyp se “unë i marrë vendimet”.
Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë” dhe prej më të mirëve në historinë e futbollit. Ai i është afruar shifrës së 1000 golave të shënuar në karrierë. Nuk pritet të pensionohet nga futbolli aktiv deri në arritjen e këtij suksesi.