Përzgjedhësi i Portugalisë në futboll, Jorge Jesus, me të cilin Ronaldo pati mosmarrëveshje në grumbullimin e kaluar, i kërkoi Cristiano Ronaldo të vazhdonte të luante për përfaqësuesen portugeze.
Por Ronaldo nuk e dëgjoi thirrjen e tij. Ai të enjten njoftoi tërheqjen e tij nga Portugalia.
“Është tërësisht vendimi i tij. Patëm mundësinë të flisnim për këtë para grumbullimit për ndeshjet e kaluara. I kërkova të vazhdonte, të qëndronte me mua, sepse kisha necojë për të pranë meje, por duhet ta pranoj vendimin e tij”, ka thënë Jesus.