Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia

cr7

Cristiano Ronaldo njoftoi të enjten tërheqjen nga përfaqësuesja e Portugalisë.

Pas largimi i tij i papritur nga kampi i ekipit kombëtar muajin e kaluar dhe mungesa e tij në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Norvegjisë, Ronaldo njoftoi se nuk do ta përfaqësojë më Portugalinë.

"Ka ardhur dita që unë të dorëzoj fanellën me numër 7 të ekipit tonë kombëtar", tha ai. "Nuk kam ndierë kurrë se më përkiste vetëm mua. Por për 23 vjet pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta mbaja me vete në stadiume anembanë botës. Sot, ka ardhur koha ta kaloj atë në të ardhmen. Nuk ishte një vendim i lehtë. Sepse disa vendime nuk merren vetëm me mendje. Ato merren edhe me zemër. Një udhëtim që filloi në gusht 2003 dhe ndryshoi jetën time përgjithmonë ka marrë fund. Kur shikoj prapa në gjithçka me ekipin kombëtar, nuk shoh vetëm ndeshjet, golat, rekordet apo trofetë. Shoh njerëz. Shoh portugezë që jetojnë jashtë vendit, të cilët, për 90 minuta, u ndien pak më afër shtëpisë. Shoh miliona portugezë që nuk i kam takuar kurrë, por që u bënë pjesë e jetës sime. Sepse në fund të fundit, futbolli është shumë më i madh se një lojë. Futbolli ka të bëjë me njerëzit”.

VIDEO: