Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bëhen homazhe pranë varrit të Astrit Deharit në 10-vjetorin e vdekjes së tij

dehari

Zyrtarë të lartë shtetërorë, familjarë e qytetarë kanë bërë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

Në orën 11:00 familja e Deharit pritet të mbajë konferencë për media para Prokurorisë Speciale.

Më 3 nëntor, kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi ka pritur familjarët e Deharit “për të dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e tyre”.

Gashi thuhet se ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 4 nëntor 2016, në kohën sa ishte i dyshuar për sulmin në Kuvend me granatahedhës, të datës 4 gusht 2016.