Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reagon Ronaldo

Ronaldo

Pas zhvillimeve dramatike te Përfaqësuesja e Portugalisë me largimin e Cristiano Ronaldos nga kampi portugez, ka reaguar vetë superylli i futbollit. 

Ronaldo ka thënë se e ka marrë vendimin pas bisedës me Presidentin e Federatës. 

“Pas konferencës për media me përzgjedhësin e përfaqësueses, dhe pas bisedës me Presidentin e Federatës së Futbollit të Portugalisë, kam vendosur të largohem nga grumbullimi. Kur të vijë koha, do t’i tregoj gjithë portugezëve për arsyet që më motivuan për t’u larguar nga përfaqësuesja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha t’i uroj fat të mirë Portugalisë dhe gjithë bashkëlojtarëve pa përjashtim”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Lexo përditësimet tjera
Cristiano Ronaldo

Iu tha që nuk do të luajë, Ronaldo refuzon të stërvitet

Situatë e pazakontë ka ndodhur me Cristiano Ronaldon dhe Përfaqësuesen e Portugalisë të mërkurën në Kopenhagë. ...