Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo gjobitet me 255 euro nga Portugalia

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është suspenduar për 30 ditë dhe ka marrë një gjobë prej 255 euro nga Federata e Futbollit e Portugalisë, pas largimit nga grumbullimi, shkruan "The Sun". 

Rolando fiton rreth 225 milionë euro në vit, përfshirë pagat dhe marrëveshjet e tij komerciale. 

Pezullimi 30-ditor do t’i skadojë Ronaldos para ndeshjeve të ardhshme të Porugalisë kundër Danimarkës dhe Uellsit në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e parë luhet më 14 nëntor kurse e dyta më 17 nëntor.

41-vjeçari u largua në mes të ndeshjeve të përfaqësueseve së Portugalisë në Ligën e Kombeve, pas një pakënaqësie që e pati me përzgjedhësin Jorge Jesus. 

Edhe Portugalia e suspendon Ronaldon Futboll Portugalia e suspendon Ronaldon

Pakënaqësitë e Ronaldos nisën kur ai mbeti vetëm në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator. 

Ronaldo tha se i ishte premtuar gjysmë ore lojë, por mbeti vetëm duke u ngrohur jashtë vijave kufizuese. Jesus më pas mori vendimin që të mos e inkuadrojë në lojë. 
Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë” dhe prej më të mirëve në historinë e futbollit. Ai i është afruar shifrës së 1000 golave të shënuar në karrierë. Nuk pritet të pensionohet nga futbolli aktiv deri në arritjen e këtij suksesi.