Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sa gola i duhen Ronaldos për të arritur shifrën 1000?

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka impresionuar gjithë botën me arritjet e tij të deritashme.

Ai ka thyer shumë rekorde.

Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo ka një tjetër synim të cilit po i afrohet.

Ylli portugez synon të arrij shifrën e 1000 golave në karrierë.

Por sa gola i duhen Ronaldos për të arritur shifrën jubilare.

“AS” i ka kushtuar një shkrim të gjatë Ronaldos të dielën duke numëruar rekordet që ka arritur si lojtar.

Edhe Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave Botërori 2026 Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave

“Ai është vetëm 24 gola larg të bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën e 1000 golave zyrtarë në karrierë. Pele e arriti këtë sukses para tij, por disa nga golat e brazilianit nuk njihen zyrtarisht”, shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Ronaldo ka realizuar tre gola deri më tani në Kupën e Botës 2026.

Ai në total ka 976 gola në karrierë.