Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kur mund ta arrijë Ronaldo shifrën e 1,000 golave?

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë dhe me dy golat e shënuar të martën mbrëma për Portugalinë kundër Hungarisë, i është afruar edhe më shumë shifrës së 1,000 golave në karrierë. 

Ai në kualifikimet për Botërorin 2026 me Portugalinë u bë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për Kupë të Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

40-vjeçari ka realizuar 41 gola në 51 paraqitje në kualifikime, duke e kaluar ish-sulmuesin e Guatemalas, Carlos Ruizin që ka 39 gola, dhe Lionel Messin, të tretin në këtë listë, me 36 gola.

Ronaldo për shtetin e tij ka 143 gola të realizuar në 225 ndeshje, ndërsa në nivel klubesh i ka 805 gola në 1,068 paraqitje. 

Në total, Ronaldo i ka 948 gola të shënuar. 

Nëse vazhdon me ritëm të tillë të golave të shënuar, dhe me Portugalinë në Botërorin 2026, bashkë edhe me kontratën dyvjeçare të Ronaldos me Al Nassrin, Ronaldo shifrën e 1,000 golave mund ta arrijë në tetor të vitit të ardhshëm. Kështu ka shkruar mediumi “Sky” në bazë të një analize dhe mesatareje të golave të shënuar nga superylli portugez.