Cristinao Ronaldo do t’i duhen vetëm edhe 14 gola në karrierë për ta arritur shifrën jubilare, atë të 1,000 golave në karrierë.
Ronaldo shënoi gol të premten mbrëma për Al-Nassrin që pësoi disfatë nga Al-Ahli me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit arab.
Ronaldo e kaloi në epërsi Al-Nassrin në minutën e 14-të. Për Ronaldon ishte goli i 986 në karrierë.
41-vjeçari Ronaldo pos golit humbi edhe penallti ndaj Al-Ahlit.
Galeno, Ivan Toney dhe Ibanez i shënuan golat e fitores për Al-Ahlin.
Ronaldo këtë edicion në 13 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me dhjetë gola.