Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksion në Prishtinë e Gjakovë, katër të arrestuar për trafikim narkotikësh

droga

Katër persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor të koduar “Taslixhe”, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. 

Sveçla ka thënë se operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.

Sveçla e ka cilësuar operacionin si të suksesshëm në kuadër të luftës kundër trafikimit të narkotikëve, duke thënë se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

“Shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar ai.