Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo: Jam më i miri në histori, flasin statistikat

ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa synon arritjen e shifrës së 1.000 golave në karrierë.

Ronaldo thotë me bindje se është futbollisti më i mirë në histori, duke vënë në pah numrin e golave dhe nivelin e paraqitjeve të tij gjatë karrierës.

Në një intervistë për “CNN Portugal”, të publikuar një pjesë të përgjigjeve edhe nga “The Athletic”, sulmuesi portugez është shprehur se arritjet e tij nuk po marrin vlerësimin e duhur.

“Statistikat flasin vetë”, është mesazhi i Ronaldos. 

41-vjeçari luan në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Nassrit.  Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori me 980 gola. 

Edhe 20 gola e ndajnë për të arritur shifrën e 1 mijë golave në karrierë.