Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kampioni i Anglisë vazhdon me fitore

Arsenal

Kampioni i Anglisë, Arsenali, e ka shënuar fitoren e dytë rresht këtë edicion në Premier League.
Arsenali mposhti të hënën në udhëtim Aston Villan me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Arsenalin e shënoi Bukayo Saka në minutën e 59-të.

Për fituesin në fuqi të Ligës së Evropës, Aston Villan, është humbja e dytë rresht në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion në Premier League.