Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali feston titullin me fitore

Noni Madueke

Arsenali e ka përfunduar me fitore edicionin në të cilin u shpall kampion i Anglisë në futboll.

Të dielën, skuadra e Mikel Artetas fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Crystal Palace. Arsenali ka pritur 22 vjet për titull të kampionit, ndërsa e përfundoi kampionatin me 85 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.

Gara për titull ishte e fortë, ndërsa u vendos në ndeshjet e parafundit.
Kështu ndeshja e së dielës ishte më shumë festive. 

Gabriel Jesus në minutën e 41-të dhe Noni Madueke në minutën e 47-të i realizuan golat për Arsenalin.

Për Palacen shënoi Jean-Philippe Mateta në minutën e 88-të.
Arsenali tani do të bëhet gati për finalen e Championsit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo