Arsenali e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit. Arsenali të premten në mbrëmje në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në Premier League e mposhti Coventryn me rezultatin bindës 3:0.
Kai Havertz e shënoi golin e parë në minutën e 15-të.
Tetë minuta më pas, Bukayo Saka, e realizoi golin e dytë.
Kapiteni Martin Odegaard realizoi për 3:0 në minutën e 49-të.
“Topçinjtë” në xhiron e dytë përballen me Aston Villan më 31 gusht.
Ndërsa Coventry më 29 gusht ballafaqohet me Hull Cityn.