Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku të hënën në rajonin e Gjilanit, ku ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për informim e FSK-së, e cila ka njoftuar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij është stabile.
“Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti janë duke u trajtuar dhe sqaruar nga organet përkatëse.
FSK-ja ka bërë të ditur se pjesëtari po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po përcillet nga ekipet mjekësore.