Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton bindshëm ndaj Sunderlandit dhe shkëputet në krye

Arsenal

Arsenali nuk ka të ndalur në Premier League.

“Topçinjtë” të shtunën mbrëma shënuan tjetër fitore në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të elitës angleze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali e mposhti bindshëm në shtëpi Sunderlandin me rezultatin 3:0.

Skuadra e Mikel Artetas vazhdon ta ruajë pozitën e parë me 56 pikë. Është në hapa të mirë për ta fituar titullin e kampionit.

Martin Zubimendi e realizoi golin e parë në minutën e 42-të. Golin e dytë e shënoi Viktor Gyokeres në minutën e 66-të.

Suedezi Gyokeres e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 93-të.

Për Arsenalin ishte fitorja e 17-të këtë edicion, krahas pesë barazimeve dhe tri humbjeve.

Te Sunderlandi mungoi Granit Xhaka për shkak të një lëndimi.

Sunderlani ka 36 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.