Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldinho kërkon golin e 300-të me rikthimin në moshën 46-vjeçare

rnh

Ylli brazilian, Ronaldinho, tha se shpreson të shënojë golin e 300-të në karrierë, pasi bëri rikthimin në moshën 46-vjeçare te skuadra italiane e kategorisë së tretë, Ravenna.

Mijëra tifozë u mblodhën në një plazh të qytetit për një ngjarje të quajtur “Dita e Ronaldinhos”.

Ndonëse nën reshjet e shiut ata morën pjesë në prezantimin e yllit të dikurshëm të PSG-së, Barcelonës dhe Milanit, i cili i dha fund karrierës në vitin 2015.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me miqtë. Kemi një ekip që mund të bëjë gjëra të mira”, ka thënë Ronaldinho, që do të bëhet aksionar në klubin e Serie C.

“A do të më shihni duke luajtur? Nuk e di. Vetëm trajneri e di këtë. Kthimi në Itali është i mrekullueshëm. Jam këtu për të ndihmuar shokët e mi të ekipit të fitojnë. Siç mund të shihni, jam në formë, ndihem mirë. Nëse do të mund të shënoja golin e 300-të, kjo do të ishte edhe më e bukur”, ka shtuar Ronaldinho.

Edhe E pabesueshme, Ronaldinho i kthehet futbollit Futboll E pabesueshme, Ronaldinho i kthehet futbollit

Ai i ka të evidentuara 299 gola në karrierën profesionale, me skuadra dhe me Brazilin.

Ronaldinho e përfundoi karrierën në shtator 2015, kur e luajti ndeshjen e fundit zyrtare me skuadrën braziliane, Fluminense.

E fitoi Kupën e Botës 2002, ku shkëlqeu. Ishte fitues i Topit të Artë në vitin 2005. Ka pasur dhe ka shumë tifozë nëpër botë për shkak të mënyrës se si ka luajtur. Ishte prej lojtarëve më teknikë të dekadave të fundit.

Kthimi i sulmuesit në futboll u bë i ditur për herë të parë në qershor nga Ignazio Cipriani. Afaristi italiano-amerikan është pronar i klubit që nga vitit 2024.

“Objektivi i Ronaldinhos është romantik, të përpiqet të shënojë golin e fundit”, ka thënë Cipriani.

“Përfshirja e tij nuk është simbolike apo veprim marketingu, që t’i bëjmë njerëzit të flasin për ne”.

Cipriani tha se Ronaldinho nuk do të luajë të hënën kundër Reggianas në ndeshjen hapëse të edicionit në Serie C. 

Edhe Ronaldinho nuk shikon ndeshje futbolli Futboll Ronaldinho nuk shikon ndeshje futbolli

Ravenna përfundoi e treta në Grupin B të Serie C në edicionin e kaluar. Po kërkon të kthehet në Serie B, ku nuk ka luajtur që nga viti 2008.