Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është ndarë i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Malishevës. Prishtina e nisi mbrojtjen e titullit në Superligë, me barazim 1:1 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Sipas Ramadanit, Prishtina mori më shumë sesa meritoi kundër Malishevës, ekip që për herë të parë po paraqitet në elitën e futbollit kosovar. “Përgëzoj Malishevën për lojën e treguar. Ne e fituam këtë pikë dhe jo Malishevva, pasi ata ishin deri në fund të ndeshjes në avantazh. Malisheva pati paraqitje të mirë kurse te ne nuk funksionoi mirë mesfusha. Morëm me tepër se që merituam, ndoshta një pikë shumë të madhe që ndoshta nuk e merituam. Kishim iniciativë, por ajo nuk ishte aspak e rrezikshme”, tha Ramadani.