Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës me rezultatin 2:1.
Por trajneri shkupjan shpreson që të vazhdohet kjo ecuri edhe në ndeshjet e radhës.
“Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore. Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit. Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore”, deklaroi Ramadani.