Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Prishtinës kërkon të vazhdohet me fitore

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, beson se fitorja ndaj Drenicës ishte e merituar, me atë se çfarë treguan ekipet në fushë.

Trajneri nga Shkupi shpreson që lojtarët e tij të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në takimet e radhës.

“Nëse e marrim parasysh presionin e rezultateve, mendoj që kemi luajtur mirë. Në këto momente këmbët e futbollistëve peshojnë rëndë pasi mungesa e rezultateve e bënë të veten. Kishim përballë një skuadër që vazhdimisht na shkakton probleme. E kemi dashur fitoren më tepër, jemi angazhuar për të arritur këtë fitore. Ky mund të jetë vetëm një gjysmë hapi, kemi ndeshje tjera. Kemi reflektuar pas humbjes ndaj Ballkanit, tri pikë janë shumë të rëndësishme. Jemi në një krizë, tani duhet të dimë të menaxhojmë këtë krizë dhe si të dalim nga kjo situatë”, deklaroi Ramadani.