Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon shitjen e shtatë lojtarëve

Rasti i PSG-së në Evropë është unik. Parisienët kanë 33-lojtarë në skuadër, dhe mediumi francez “L’Equipe” të premten ka shkruar se Leonardo dhe Al Khelaifi po mundohen që ta ulin numrin e madh të lojtarëve, duke shitur shtatë prej tyre në muajin janar.

Mauro Icardi do të jetë njëri nga ta. Për shërbimet e sulmuesit argjentinas, PSG-ja kërkon rreth 50 milionë euro.

Lojtarët tjerë në listë për t’u larguar nga skuadra janë edhe Abdou Diallo, Kurzawa, Colin Dagba, Eric Junior Dina-Ebimbe, Rafinha dhe Sergio Rico.

Artikuj të ngjashëm