Paris Saint-Germiani po synon të shesë disa prej futbollistëve, në të cilët nuk llogarit për edicionin e ri.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po synojnë të largojnë së paku pesë futbollistë gjatë kësaj vere.
Në mesin e lojtarëve që pritet të largohen janë mesfushorët: Leandro Paredes, Ander Herrera, Giorginio Winjaldum, Mauro Icardi dhe Julian Draxler.
Krerët e klubit francez janë në pritje të ofertave për lojtarët, të cilët nuk kanë arritur të bindin me paraqitjet në sezonin e shkuar.