Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja mund t’i shesë 11 futbollistë këtë verë

Paris Saint-Germain ka përgatitur listën e lojtarëve që do t’i shesë gjatë kësaj vere.

Sipas “Le Parisien”, trajneri Christophe Galtier ka analizuar lojtarët në përgatitjet parasezonale dhe ka përgatitur listën e lojtarëve që nuk llogarit për edicionin e ri.

Trajneri Galtier thuhet se dëshiron shitjen e 11 futbollistëve këtë verë.

Lojtarët që pritet të largohet nga kampioni francez janë: Georginio Wijnaldum, Ander Herrera, Idrissa Gueye, Layvin Kurzawa, Abdou Diallo, Leandro Paredes, Danilo Pereira, Junior Dina Ebimbe, Julian Draxler, Mauro Icardi dhe Thilo Kehrer.

Klubi francez me shitjen e këtyre lojtarëve po synon të përfitojë rreth 200 milionë euro.