Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja do të shesë së paku pesë futbollistë

Paris Saint-Germaini po kërkon t’i largojë të paktën pesë futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se trajneri Christophe Galtier u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit emrat e lojtarëve, në të cilët nuk llogarit për edicionin e ri.

Georginio Wijnaldum, Rafinha, Ander Herrera, Layvin Kurzawa dhe Julian Draxler janë futbollistët që do të shiten gjatë kësaj vere.

Në mesin e lojtarëve që mund të shiten gjatë kësaj vere është edhe Maruo Icardi.