Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galtier do të largojë së paku shtatë futbollist

Paris Saint-Germaini do të largojë së paku shtatë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar.

“L’Equipe” ka shkruar të dielën se trajnerin Christophe Galtier ka bërë të ditur se do të reduktojë numrin e lojtarëve në skuadër.

“Duhet të reduktojmë skuadrën. Nuk mund të kesh lojtarë që vështirë se luajnë gjatë gjithë kampionatit”, deklaroi Galtier.

Në mesin e lojtarëve që pritet të shiten janë Mauro Icardi, Leandro Parades, Abdou Diallo, Gerorginio Wijnaldum, Layvin Kurzawa, Ander Herrera dhe Julian Draxler.