Paris Saint-Germaini është në pritje të ofertave për argjentinasit Mauro Icardi dhe Leandro Paredes, përcjellë “L’Equipe” të martën. Sulmuesi dhe mesfushori nuk bëjnë pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye janë nxjerrë në shitje.
Icardi mund të largohet për 25 milionë euro edhe pse ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024. Ai këtë edicion ka shënuar vetëm pesë gola në të gjitha garat. Ndërkohë, Paredes ka një gol e dy asistime në 22 paraqitje këtë sezon dhe vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Mesfushori ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.