Sulmuesi Mauro Icardi mund të jetë përforcimi i momentit të fundit te skuadra e Manchester Unitedit.
“L’Equipe” ka bërë të ditur se krerët e Unitedit tashmë kanë nisur negociatat me Paris Saint-Germainin dhe përfaqësuesit e Icardit.
Argjentinasi po shihet si opsion i mirë për sulmin tek ekipi anglez që është i gatshëm të ofrojë mbi 20 milionë euro për transferimin e tij.
Te Parisi nuk llogaritin në Icardin, të cilin tashmë e kanë nxjerrë në shitje. 29-vjeçari është pjesë e ekipit francez prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.
Për Icardin, interesim ka shfaqur edhe Monza.